Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Anis Mehmeti shënon golin e parë me Ipswich-in dhe ndëshkon skuadrën e ‘yjeve’ të Hollivudit

Anis Mehmeti shënon golin e parë me Ipswich-in dhe ndëshkon skuadrën e ‘yjeve’ të Hollivudit

16:59, 21/02/2026

Anis Mehmeti nuk ka humbur kohë për të lënë gjurmë me ekipin e tij të ri. Futbollisti shqiptar realizoi golin e parë në kampionat me fanellën e Ipswich Town FC, skuadër së cilës iu bashkua gjatë merkatos së dimrit.

I aktivizuar si titullar, Mehmeti ishte protagonist në transfertën ndaj Wrexham AFC. Në minutën e 20-të, ai përfitoi nga një situatë brenda zonës dhe e shtyu topin në rrjetë, duke realizuar golin e barazimit. Reagimi i tij i shpejtë dhe pozicionimi i saktë rezultuan vendimtarë për të rikthyer ekuilibrin në takim.

Ky realizim kishte peshë të veçantë, pasi erdhi kundër një rivali direkt në zonën play-off të EFL Championship. Wrexham konsiderohet një nga skuadrat pretendente për ngjitjen në elitë, edhe falë investimeve të pronarëve të saj të famshëm, aktorëve të Hollivudit Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney.

Për Mehmetin, ky ishte goli i nëntë sezonal në kampionat. Tetë realizimet e mëparshme i kishte shënuar me fanellën e Bristol City-t gjatë fazës së parë të sezonit, duke konfirmuar formën e mirë dhe rëndësinë e tij në repartin ofensiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco