Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Elbasani fiton në Vorë me penallti të diskutueshme dhe afrohet me kreun

Elbasani fiton në Vorë me penallti të diskutueshme dhe afrohet me kreun

16:23, 21/02/2026

Elbasani siguroi një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Vorës me rezultatin 2-1, në një ndeshje të vlefshme për javën e 25-të të Kategoria Superiore. Suksesi i verdhebluve i mban ata pranë kreut dhe rrit ndjeshëm presionin në garën për titull.

Miqtë e nisën më mirë takimin dhe kaluan në epërsi falë golit të Olberkis, duke shfrytëzuar një moment pasigurie në mbrojtjen vendase. Reagimi i Vorës ishte i menjëhershëm: Kasalla riktheu baraspeshën me një realizim spektakolar, që ndezi ritmin e lojës dhe mbylli pjesën e parë në barazim.

Në fraksionin e dytë, Elbasani u shfaq më këmbëngulës dhe kërkoi me ngulm golin e avantazhit. Momenti vendimtar erdhi pas një penalltie të debatueshme, e cila shkaktoi protesta nga vendasit. Pavarësisht kundërshtimeve, gjyqtari i qëndroi vendimit të tij edhe pas konsultimit me VAR-in.

Nga pika e bardhë, Arsen Lleshi u tregua i saktë dhe i dha skuadrës së tij tri pikë shumë të vlefshme. Pas kësaj fitoreje, Elbasani i vendit të tretë afrohet ndjeshëm me kryesuesit, duke mbetur vetëm tri pikë larg Vllaznisë, ndërsa Egnatia ruan një avantazh minimal prej një pike ndaj verdhebluve në renditje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco