Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

FA ‘përkëdhel’ bashkëpronarin e Man. United, Ratcliffe, pas deklaratave për emigrantët

FA ‘përkëdhel’ bashkëpronarin e Man. United, Ratcliffe, pas deklaratave për emigrantët

19:41, 20/02/2026

Federata Angleze e Futbollit (FA) ka vendosur të mos ndërmarrë masa disiplinore ndaj bashkëpronarit të Manchester United, Jim Ratcliffe, pas deklaratave të tij të debatueshme mbi emigracionin në Mbretërinë e Bashkuar.

Ratcliffe kishte shkaktuar reagime të forta publike pasi deklaroi se Britania ishte “kolonizuar nga emigrantët” dhe se kryeministri Keir Starmer  ishte “shumë i butë” për postin që mban. Komentet e tij u hetuan nga FA për të vlerësuar nëse kishin sjellë futbollin anglez në pozitë të papërshtatshme.

Megjithatë, FA konfirmoi se nuk do të ketë asnjë veprim të mëtejshëm disiplinor ndaj miliarderit të Ineos. Ratcliffe ka marrë vetëm një “tërheqje vëmendjeje” lidhur me përgjegjësitë e tij publike si figurë e rëndësishme në futbollin anglez.

Në të njëjtën ditë, trajneri i përkohshëm i United, Michael Carrick, reagoi duke theksuar krenarinë për diversitetin dhe kulturën e klubit. Ai u shpreh:

“Jam në këtë klub prej shumë vitesh dhe gjithmonë kemi pasur një ndikim të madh global. Jemi krenarë për ambientin dhe kulturën që kemi ndërtuar. Barazia, diversiteti dhe respekti për njëri-tjetrin janë vlera që i mbajmë çdo ditë.”

United theksoi në një deklaratë zyrtare se mbetet një klub “mikpritës dhe gjithëpërfshirës”, duke shmangur përmendjen direkte të Ratcliffe. Edhe kryeministri britanik kërkoi që Ratcliffe të këronte falje publike, të cilën biznesmeni e bëri më vonë.

Ndërkohë, në aspektin sportiv, situata në “Old Trafford” duket më pozitive. Që prej marrjes së drejtimit nga Carrick, pas largimit të Ruben Amorim, skuadra ka grumbulluar 13 pikë në pesë ndeshje dhe është ngjitur në vendin e katërt në renditje. 44-vjeçari konsiderohet tashmë një kandidat serioz për postin e përhershëm në verë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco