Një raport i fundit mbi vendimet e VAR-it në La Liga ka nxjerrë në pah skuadrat që janë ndikuar më shumë nga gabimet gjatë këtij sezoni.
Në krye të listës renditet FC Barcelona, e cila pas 24 javësh numëron dhjetë vendime të pasakta në dëm të saj.
Rasti i fundit u regjistrua në ndeshjen kundër Girona FC. Sipas raportit, tri nga këto dhjetë gabime lidhen me sistemin gjysmë-automatik të pozicionit jashtë loje.
Nga gjashtë gabimet teknologjike të evidentuara në të gjithë kampionatin, gjysma kanë prekur skuadrën katalanase.
Në vendin e dytë renditen me nga pesë gabime Real Madrid dhe Real Sociedad.
Megjithatë, ndikimi në renditje ka qenë më i madh për Real Sociedadin, të cilit këto vendime i kanë kushtuar rreth pesë pikë në tabelë.
Pas tyre vjen një grup ekipesh me bilanc të ngjashëm gabimesh: Getafe CF, Real Betis, Rayo Vallecano, RCD Espanyol dhe Deportivo Alavés.
Raporti thekson se në këtë fazë të sezonit, gabime të tilla mund të kenë ndikim të madh në objektivat evropiane dhe në rrjedhën përfundimtare të kampionatit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: