Rusët me flamur dhe himn kombëtar, Ukraina bojkoton ceremoninë hapëse të Lojërave Paraolimpike

Rusët me flamur dhe himn kombëtar, Ukraina bojkoton ceremoninë hapëse të Lojërave Paraolimpike

14:52, 20/02/2026

Sportistët paraolimpikë të Ukrainës nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Paraolimpike Dimërore, në shenjë proteste kundër vendimit të Komitetit Paraolimpik Ndërkombëtar për të lejuar rusët të garojnë me flamurin dhe himnin e tyre kombëtar.

Ky qëndrim është bërë i ditur nga Komitetit Paraolimpik i Ukrainës.

“Skuadra paraolimpike ukrainase dhe Komiteti Paraolimpik i Ukrainës do ta bojkotojnë ceremoninë e hapjes të Lojërave Paraolimpike Dimërore. Do të kërkojmë që flamuri ukrainas të mos shfaqet gjatë ceremonisë së hapjes” – shkruhet në komunikatën e këtij komiteti.

Pas vendimit për të lejuar sportistët rusë dhe bjellorusë të marrin pjesë në Lojërat Paraolimpike me flamurin dhe himnin e tyre ka reaguar edhe Vladyslav Heraskevych.

Sportisti ukrainas i skeleton u përjashtua nga CIO, pasi mbante një kaskë speciale me  imazhet e 24 bashkëkombasve sportistë të vrarë në luftë, pas pushtimit rus.

“Më ka humbur shpresa, sikur të mos kishte drejtësi. Kështu papritur ndryshojnë rregullat dhe tani rusët mund të garojnë me flamurin e tyre kombëtar. Është një skandal”, – ka thënë Heraskevych.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco