Milan Skriniar i dëmtuar, mungon në ndeshjen Sllovaki-Kosovë

Milan Skriniar i dëmtuar, mungon në ndeshjen Sllovaki-Kosovë

14:06, 20/02/2026

Klubi turk Fenerbahce ka konfirmuar se mbrojtësi Milan Skriniar ka pësuar një këputje të pjesshme në ijën e djathtë gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Nottingham Forest, duke u detyruar të largohet nga fusha në minutën e 26-të.

Sipas deklaratës së klubit, Skriniar ka filluar trajtimin mjekësor dhe pritet të mungojë për rreth 1 muaj e gjysmë.

Kjo do të thotë se ai nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e play-off-it për Kupën e Botës 2026 mes Sllovakisë dhe Kosovës më 26 mars.

Qendërmbrojtësi sllovak është një nga lojtarët kyç të Fenerbahces dhe mungesa e tij pritet të ndikojë në formacionin e ekipit dhe skuadrën kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco