Lautaro Martinez do t’i mungojë Interit rreth një muaj, rrezikon derbin me Milanin

Lautaro Martinez do t’i mungojë Interit rreth një muaj, rrezikon derbin me Milanin

12:50, 20/02/2026

Lautaro Martinez, kapiteni i Interit, ka pësuar një çrregullim muskulor në këmbën e majtë, pas një lëndimi gjatë ndeshjes së Champions League ndaj Bodo/Glimt.

Sipas raportimeve, sulmuesi argjentinas pritet të mungojë për tre deri në katër javë, duke bërë që të mos jetë në dispozicion për Derbin ndaj Milanit më 8 mars.

Ai gjithashtu do të humbasë ndeshjet kundër Lecce, Genoa, Bodo/Glimt dhe Como.

Këtë sezon, Lautaro ka realizuar 18 gola dhe ka dhënë 4 asistime në 35 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke qenë golashënuesi më i mirë i Interit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco