FSHF dhe UEFA organizojnë në Tiranë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve për vitin 2026

FSHF dhe UEFA organizojnë në Tiranë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve për vitin 2026

11:03, 20/02/2026

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë në Tiranë, më 24 dhe 25 shkurt 2026, Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve, një aktivitet kyç të organizuar nga UEFA për përditësimin dhe harmonizimin e standardeve të licensimit të klubeve në rajon.

Në workshop do të marrin pjesë 18 federata anëtare të UEFA-s, ndër të cilat edhe Federata Shqiptare e Futbollit, dhe pjesëmarrësit do të trajnohen drejtpërdrejt nga ekspertët e UEFA-s mbi proceset e licensimit, protokollet, kriteret për klubet dhe pasqyrimin financiar.

Trajnimi synon të rrisë kapacitetet e stafit të federatave dhe të sigurojë zbatimin e standardeve më të larta rajonale dhe europiane.

Nga FSHF në workshop do të jenë të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Drejtori Administrativ dhe stafi i administratës së licensimit të FSHF, duke marrë pjesë aktivisht në trajnim dhe duke përfaqësuar Shqipërinë si mikpritëse e këtij aktiviteti rajonal.

Ky workshop nënvizon rolin e Shqipërisë si mikpritëse të ngjarjeve UEFA dhe rëndësinë e trajtimeve profesionale në avancimin e licensimit të klubeve në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco