Poloni-Shqipëri më 26 mars, sa shanse ka Broja për ‘Play-out’-in e Botërorit?

Poloni-Shqipëri më 26 mars, sa shanse ka Broja për ‘Play-out’-in e Botërorit?

10:21, 20/02/2026

Armando Broja rrezikon seriozisht të humbasë ndeshjen e “Play-off”-it të Botërorit kundër Polonisë, pas dëmtimit që e ka mbajtur jashtë fushave në javët e fundit.

Lajmi është konfirmuar indirekt nga trajneri i Burnleyt, Scott Parker, i cili deklaroi se sulmuesi shqiptar do të mungojë për disa javë.

Sfida ndaj Polonisë, që do të zhvillohet më 26 mars në Varshavë, vjen në një moment delikat për 24-vjeçarin.

Edhe në skenarin më optimist, rikthimi i tij në stërvitje në mesin e marsit vështirë se do ta lejonte të ishte në formën ideale për një përballje kaq të rëndësishme.

Duke marrë parasysh edhe historikun e dëmtimeve, gjasat janë që Broja të mos jetë pjesë e planeve të trajnerit të Kombëtares, Sylvinho, për këtë takim vendimtar.

Sulmuesi ka munguar në dy ndeshjet e fundit të Burnleyt për shkak të një shqetësimi fizik, duke shtuar pasigurinë rreth gjendjes së tij.

Në këto kushte, Kombëtarja shqiptare pritet të kërkojë alternativa në repartin ofensiv për sfidën e “Play-off”-it. Dëmtimet e njëpasnjëshme po shndërrohen në një problem serioz për Brojën, në një fazë kyçe të sezonit si për klubin, ashtu edhe për përfaqësuesen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco