Skandal në Lille-Crvena Zvezda/ Pankartë provokuese për Kosovën në tribuna, klubi serb falenderon francezët

Skandal në Lille-Crvena Zvezda/ Pankartë provokuese për Kosovën në tribuna, klubi serb falenderon francezët

09:11, 20/02/2026

Ndeshja e play-offit të Ligës së Evropës mes Lille OSC dhe Crvena Zvezda nuk u shënua vetëm nga rezultati në fushë, por edhe nga një incident i rëndë në tribuna.

Takimi, i zhvilluar në Stade Pierre-Mauroy, përfundoi me fitoren 1-0 të skuadrës serbe si mysafire.

Gjatë ndeshjes, një grup tifozësh vendas shpalosën një pankartë ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë, të shoqëruar me mesazhin “Nuk ka dorëzim”.

Veprimi u konsiderua gjerësisht si provokues dhe i papërshtatshëm për një event sportiv ndërkombëtar, duke zhvendosur vëmendjen nga loja te tensionet politike.

Pamjet nga stadiumi u përhapën shpejt në rrjetet sociale, ku shumë reagime e cilësuan episodin si një përzierje të papranueshme të sportit me mesazhe nacionaliste.

Incidenti ka hapur debat mbi respektimin e rregullave që ndalojnë shfaqjen e përmbajtjeve politike në stadiume.

Menjëherë pas ndeshjes, klubi nga Beogradi reagoi në rrjetin social X me një mesazh të shkurtër në frëngjisht, “Merci!”, duke falënderuar tifozët vendas.

Ndërkohë, sa i përket aspektit sportiv, fitorja minimale 1-0 i jep ekipit serb një avantazh të rëndësishëm përpara ndeshjes së kthimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco