Skuadra kampione e Kosovës, Drita, përballet në shtëpi me Celjen në një ndeshje shumë të rëndësishme të fazës play-off, pavarësisht mungesave të shumta në skuadër. Ekipi kosovar synon të marrë të rezultat pozitiv në këtë duel vendimtar për vazhdimin e rrugëtimit europian.
Skuadra sllovene konsiderohet favorite në këtë përballje për shkak të përvojës dhe cilësisë në përbërje, por Drita shpreson të shfrytëzojë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve.
Nga minuta e parë në fushë do të jetë ish-kapiteni i Kosovës U-21, Milot Avdyli, i cili pritet të ketë rol kyç në mesfushë. Trajneri Zekirija Ramadani ka zgjedhur një qasje të kujdesshme taktike, duke synuar ekuilibër mes mbrojtjes dhe sulmit në këtë sfidë play-off.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: