Bukayo Saka: U trondita kur mora shiritin e kapitenit, shpresoj te fitoj gjithçka me Arsenalin

Bukayo Saka: U trondita kur mora shiritin e kapitenit, shpresoj te fitoj gjithçka me Arsenalin

19:59, 19/02/2026

Bukayo Saka, ‘yll’ i Arsenalit, ka folur për ndjesitë e tij pas rinovimit të kontratës deri në vitin 2031 dhe përgjegjësinë që ka marrë si kapiten i ekipit.

“Ndiej një kënaqësi të madhe,” tha Saka për mikrofonat zyrtarë të Arsenalit. “Mendoj se është një moment fantastik për mua dhe familjen time. Jam shumë i lumtur që vazhdoj udhëtimin tim në këtë klub. Vendimi për të qëndruar këtu ka qenë i lehtë dhe shpresoj të fitoj gjithçka me këtë skuadër. Rruga që kam bërë, nga aty ku kam filluar deri ku jam tani, dhe progresi i ekipit janë diçka e veçantë. Besoj se vitet e ardhshme do të jenë ato ku do të arrijmë të fitojmë trofe dhe të bëjmë histori për këtë klub. Jemi kthyer aty ku na takon, duke luftuar për çdo objektiv.”

Saka ka treguar edhe për momentin e parë kur mbajti shiritin e kapitenit, në mungesë të Odegaard, gjatë një ndeshjeje 2-2 ndaj Chelsea-t, në tetor 2023. “Ishte pothuajse një tronditje të merrja atë shirit,” rrëfeu ai. “Dukej sikur më jepet një përgjegjësi e madhe dhe një nder i jashtëzakonshëm. E mbaj mend qartë atë ditë në ‘Stamford Bridge’. Nuk po luaja një ndeshje të madhe, por mendova: ‘Wow, kam shiritin, duhet të bëj diçka.’ Mendoj se përfundova duke dhënë një asist. Kjo është ajo që unë quaj ‘shpërthim adrenalinë’, është një ndjesi e bukur.”

Rinovimi deri në vitin 2031 dhe përgjegjësia si kapiten theksojnë ambiciet e Saka-së për të bërë histori me Arsenalin dhe për të rikthyer trofetë në klubin e tij të zemrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco