Arsenali konfirmoi zyrtarisht se ‘ylli’ i ri i skuadrës, Bukayo Saka, ka rinovuar kontratën e tij me klubin, duke e lidhur deri në qershor të vitit 2031. Lajmi vjen si një shtysë e madhe për ekipin para derbit të veriut të Londrës, kundër Tottenhamit, veçanërisht pas humbjes së pikëve ndaj skuadrës së fundit në renditje të Premier League, Wolverhampton, në barazimin 2-2 të ditës së kaluar.
Me këtë rinovim, Saka do të përfitojë rreth 300 mijë euro në javë, duke u bërë lojtari më i paguar i skuadrës dhe një nga më të paguarit në Premier League. Negociatat për rinovimin zgjatën më shumë se një vit, edhe pse kontrata e mëparshme e Saka-së, nënshkruar në 2023, ishte e vlefshme deri në 2027. Marrëveshja verbale për rinovimin ishte arritur që në janar, ndërsa kontrata u finalizua në fillim të kësaj jave.
Vetë Saka kishte dhënë sinjale për rinovimin te tifozët e tij: gjatë barazimit 2-2 me Wolves, ai festoi golin duke bërë si të nënshkruante një kontratë imagjinare në dorë, duke treguar gati-gati vendosmërinë e tij për të qëndruar në “Emirates”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: