Skandal në hokej mbi akull, Çekia shënon gol me një lojtar më shumë se sa lejohet kundër Kanadasë

Skandal në hokej mbi akull, Çekia shënon gol me një lojtar më shumë se sa lejohet kundër Kanadasë

16:23, 19/02/2026

Një gabim i pabesueshëm i arbitrit ka ndodhur në çerekfinalen e turneut olimpik të hokejit për meshkuj.

Gjatë ndeshjes mes Çekisë dhe Kanadasë, u shkaktua një skandal kur kombëtarja e Evropës Lindore shënoi gol me një lojtar më shumë se sa lejohet në akull. Goli i përkohshëm 3-2 i çekëve u bë qendër e polemikave dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale. Megjithatë, kanadezët arritën të përmbysnin rezultatin dhe fituan pas shtesës.

Në ndeshjen e çerekfinales të turneut të hokejit për meshkuj në ‘Santagiulia Ice Hockey Arena’, polemika shpërtheu kur, rreth 8 minuta para përfundimit të periudhës së tretë dhe të fundit, Çekia kaloi sërish në avantazh kundër kanadezëve me golin e Ondrej Palat, duke bërë rezultatin 3-2 përkohësisht. Por goli u shënua në një situatë të qartë të parregullt: në akull ishin 7 lojtarë të Çekisë, ndërkohë që rregullat lejojnë maksimumi 5 lojtarë në fushë plus portierin. Arbitrat nuk e vërejtën parregullsinë dhe goli u pranua.

Rregullorja parashikon që në këtë rast goli të anulohet dhe të jepet një penallti ‘shoot-out’ kundër ekipit që ka bërë shkeljen. Polemika u qetësua pjesërisht nga përmbysja e rezultatit nga ekipi i Kanadasë, që barazoi pak më pak se 4 minuta para fundit me golin e Suzuki-t dhe më pas fitoi pas 1 minuti shtesë me golin vendimtar të Mitch Marner.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco