Ndalet Pavlovic, ka marrë një goditje të fortë, por fatmirësisht pa frakturë

Ndalet Pavlovic, ka marrë një goditje të fortë, por fatmirësisht pa frakturë

16:13, 19/02/2026

Pas barazimit të Milanit ndaj Comos, që i lë kuqezinjtë 7 pikë pas Interit, vijnë lajme të shqetësuese për Strahinja Pavlovic. Mbrojtësi serb u zëvendësua gjatë pushimit të ndeshjes pasi mori një goditje të fortë në këmbën e majtë në pjesën e parë të sfidës. Pavlovic la ‘San Siron’ me një mbështjellëse mbrojtëse në këmbën e majtë si masë kujdesi.

Ekzaminimet mjekësore të kryera mëngjesin e sotëm treguan një traumatizim të drejtpërdrejtë me impakt të lartë në këmbën e majtë, me hematomë të madhe të indeve të buta dhe ngopje edemato-hemorragjike të kockës së peroneut, por pa ndërprerje të kortikalës.

Me fjalë të thjeshta, Pavlovic mori një goditje shumë të fortë që preku edhe kockën, por, fatmirësisht, nuk u thye. Për këtë arsye, ai do të jetë jashtë në ndeshjen e së dielës ndaj Parmës, e cila do të zhvillohet në “San Siro”, në orën 18:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco