Real Madridi ka dorëzuar sot pranë UEFA të gjitha provat që disponon lidhur me incidentet raciste në stadiumin e Lisbon Stadium gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Benfika.
Fokus i hetimit mbetet përplasja mes Vinícius Júnior dhe Prestiani, ku sulmuesi i Realit raportoi se ishte fyer me shprehjen “majmun”.
Futbollisti i Benfikës ka mohuar akuzat, ndërsa për momentin është e vështirë të vërtetohet saktësisht çfarë ndodhi, pasi Prestiani mbante fanellën për të mbuluar gojën teksa i fliste Viniciusit.
Në komunikatën zyrtare, klubi madrilen thekson se ka bashkëpunuar plotësisht me hetimin e hapur nga UEFA dhe shpreh mirënjohje për mbështetjen e treguar ndaj Vinicius Jr. nga të gjithë sektorët e futbollit.
Real Madridi konfirmon gjithashtu angazhimin e tij për të luftuar racizmin, dhunën dhe urrejtjen në sport dhe shoqëri.
Tani pritet që UEFA të mblidhet dhe të marrë një vendim të shpejtë, ndërsa ndeshja e kthimit mes Real Madridi dhe Benfika do të zhvillohet javën e ardhshme, duke bërë urgjente zgjidhjen e kësaj çështjeje.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: