Talenti 18-vjeçar i Barcelonës, Lamine Yamal, do të nisë agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërsa klubi katalanas ka përgatitur një plan të veçantë ushqimor për ta mbështetur gjatë kësaj periudhe.
Stafi mjekësor dhe ai i nutricionit po punojnë ngushtë me lojtarin për të garantuar që ai të ruajë nivelet optimale të energjisë dhe performancës në fushë.
Yamal do të respektojë agjërimin gjatë ditës, ndërsa programi i tij ushqimor do të përshtatet me oraret e stërvitjes dhe të ndeshjeve.
Muaji i Ramazanit do të përfundojë në fund të marsit, në një periudhë të ngarkuar të sezonit, që përkon edhe me zhvillimin e “Finalissima”.
Për këtë arsye, klubi ka vendosur të ofrojë mbështetje maksimale për të siguruar që talenti i ri të vazhdojë të kontribuojë në nivele të larta.
Barcelona mbetet e përkushtuar për të respektuar zgjedhjet personale të lojtarëve të saj, duke kombinuar aspektin sportiv me kujdesin për mirëqenien fizike të futbollistëve.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: