Humbje dhe ankth për Interin: Lautaro dëmtohet në Norvegji

Humbje dhe ankth për Interin: Lautaro dëmtohet në Norvegji

09:26, 19/02/2026

Humbja 3-1 e Interi në fushën e Bodø/Glimt në ndeshjen e Champions-it u shoqërua me një lajm edhe më shqetësues për zikaltërit: dëmtimin e kapitenit Lautaro Martínez.

Në minutën e 60-të, sulmuesi argjentinas u detyrua të largohej nga fusha duke çaluar dhe vendin e tij e mori Marcus Thuram, pasi Lautaro ndjeu dhimbje të forta në pulpën e këmbës së majtë.

Pas takimit, trajneri Cristian Chivu pranoi se bëhet fjalë për një dëmtim serioz dhe se Interi rrezikon ta humbasë kapitenin për disa ndeshje.

Analizat e detajuara mjekësore do të kryhen të premten, ndërsa diagnoza e parë flet për një lodhje muskulore.

Lautaro ka qenë një nga pikat kyçe të Interit këtë sezon, me 14 gola të realizuar në kampionat dhe në Champions.

Kushtet e vështira në Norvegji, bari sintetik dhe temperaturat që zbritën deri në -11 gradë, mendohet se kanë ndikuar në problemin fizik të sulmuesit, duke shtuar shqetësimin në kampin zikaltër në një moment delikat të sezonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco