Gjendet pa jetë ish-lojtari i Cesena-s, sherbente në forcat e rendit

Gjendet pa jetë ish-lojtari i Cesena-s, sherbente në forcat e rendit

19:10, 18/02/2026

Ish-futbollisti Christian Jidayi u gjet i pajetë në Lido Adriano gjatë shërbimit të tij në Policinë e Ravenna-s në natën mes 17 dhe 18 shkurt 2026.

I lindur në Avellino në 1987 dhe i rritur në akademinë e Cesena-s, Jidayi doli në pah që në moshë të re me Bellaria-Igea Marina, para se të rikthehej në Serinë B me bardehezinjtë dhe më pas të transferohej te Mantova në vitin 2008.

Si mbrojtës i fortë dhe fleksibël, ai pati një karrierë të qëndrueshme në Serie C dhe D, duke luajtur për skuadra si Bassano, Novara, Lecco dhe Saint-Christophe, duke pasur një periudhë të rëndësishme te Forlì (44 paraqitje dhe 1 gol), përpara se të përfundonte karrierën aktive te Pro Patria në 2016.

Pas tërheqjes nga futbolli, Jidayi ndërmori karrierën me uniformën e policisë: fillimisht në Policinë Lokale të Gambettola-s deri në korrik të kaluar dhe më pas në komandën provinciale të Ravenna-s, duke lënë një boshllëk të madh te kolegët dhe në familje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco