Lindsey Vonn përjeton ditë të vështira, një ditë pas aksidentit i ngordhi qeni

Lindsey Vonn përjeton ditë të vështira, një ditë pas aksidentit i ngordhi qeni

16:53, 18/02/2026

Skiatorja e njohur amerikane, Lindsey Vonn, po kalon një periudhë të vështirë pas aksidentit të rëndë në Milano-Cortina, në pistën Olympia delle Tofane. Vetëm një ditë pas rrëzimit, Vonn u detyrua t’i thoshte lamtumirë qenit të saj të dashur, Leo, i cili ngordhi gjatë kohës që ajo po i nënshtrohej operacionit të parë nga katër ndërhyrjet e planifikuara në Treviso.

Lajmin e bëri të ditur vetë kampionia përmes rrjeteve sociale, duke shkruar: “Leo na la dhe u bashkua me Lucy dhe Bear lart në parajsë. Këto kanë qenë ditë jashtëzakonisht të vështira, ndoshta më të vështirat në jetën time. Ende nuk e kam kuptuar që ai nuk është më.”

Leo vuante nga një sëmundje serioze: “I ishte diagnostikuar kohët e fundit kanceri në mushkëri (ai kishte mbijetuar një limfome një vit e gjysmë më parë), por tani zemra e tij nuk e përballonte më. Ndërsa unë isha shtrirë në shtrat në spital ditën pas aksidentit, i dhamë lamtumirën. Nuk mund ta besoj që në kaq pak kohë humba diçka kaq të rëndësishme.”

Vonn tregoi se Leo ka qenë pranë saj që nga dëmtimi i dytë i ligamentit të gjurit: “Kur më duhej më shumë, ai ishte aty për të më bërë shoqëri në divan ndërsa shikoja Lojërat Olimpike të Soçit. Ai më ngushëlloi kur isha me moral të rënë.” Tani, sipas saj, Leo “është lart me Lucy, Bear, mamanë time, gjyshërit dhe shumë njerëz që kam humbur në vitet e fundit.”

41-vjeçarja pritet t’i nënshtrohet një tjetër operacioni, por ajo premton: “Do të mendoj për të kur të mbyll sytë.” Ky moment i trishtë vjen në një periudhë sfiduese për Vonn, duke bashkuar dhimbjen e humbjes së një shoku të çmuar me rimëkëmbjen nga aksidenti i rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco