Situata te Juventusi po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar dhe rreziku i një sezoni të dështuar është real.
Të eliminuar nga Kupa e Italisë, me një këmbë jashtë Liga e Kampionëve dhe aktualisht në vendin e pestë në kampionat, bardhezinjtë po përballen me dyshime serioze për të ardhmen.
Rreth tetë muaj pas humbjes së thellë ndaj Manchester City në Botërorin e Klubeve, Juventusi vijon të shfaqë të njëjtat probleme, pavarësisht ndryshimeve në stol. Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti është tashmë jashtë Kupës së Italisë dhe rrezikon eliminimin edhe nga Champions-i, ndërsa në Serie A ndodhet 15 pikë pas Interit.
Që nga titulli i fundit i fituar në vitin 2020, Juventusi ka ngritur vetëm një Superkupë Italie dhe një Kupë Italie.
Në Europë, rrugëtimi ka qenë i kufizuar, zakonisht duke u ndalur në fazën e 1/8-ave ose më herët.
Pesë trajnerë janë ndërruar në këtë periudhë, por rezultatet kanë mbetur zhgënjyese.
Edhe pse është e vështirë t’i vihet i gjithë faji Spallettit, i cili po përpiqet t’i japë identitet skuadrës, nëse rezultatet nuk përmirësohen, rinovimi i kontratës së tij deri në vitin 2028 mund të vihet në diskutim.
Megjithatë, brenda klubit ekziston bindja se stabiliteti dhe durimi janë thelbësorë për të rindërtuar një cikël fitues.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: