Bashkimi Europian ka kërkuar nga Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, garanci për sigurinë e tifozëve europianë që do të udhëtojnë drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndjekur nga afër Botërorin 2026.
Komisioneri për Sportin pranë BE-së, Glenn Micallef, deklaroi për “Euractiv” se biseda e zhvilluar në Bruksel një javë më parë me Infanton ishte konstruktive dhe i kërkoi të mbikëqyrë me kujdes sigurinë e tifozëve.
“Ky aspekt është mjaft i rëndësishëm për ne dhe duhet të ketë të njëjtën rëndësi edhe për organizatorët”, theksoi Micallef, duke nënvizuar nevojën për masa të forta sigurie gjatë ndeshjeve.
Nga ana e tyre, autoritetet amerikane konfirmuan se siguria e ndeshjeve të Kupës së Botës, e atletëve, tifozëve dhe infrastrukturës së stadiumeve është prioritet kryesor.
Një zëdhënës i Departamenti i Shtetit të SHBA-së siguroi se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për mbajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit dhe vizitorët.
Ky zhvillim nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të garantuar një Botëror të sigurt dhe të suksesshëm, duke marrë parasysh lëvizjet masive të tifozëve nga e gjithë Europa.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: