Skiatorja shqiptare, Lara Colturi, ka shënuar një paraqitje të shkëlqyer në lëshimin e parë të slalomit në Milano–Cortina 2026, duke regjistruar kohën e shtatë më të shpejtë dhe duke u kualifikuar për lëshimin e dytë dhe finalen.
Colturi, që hapi garën mëngjesin e sotëm në pistën e Cortinas, shfaqet ndër pretendentet kryesore për medalje në këtë disiplinë, e cila është edhe më e preferuara për të.
Gjatë sezonit të Kupës së Botës, ajo ka regjistruar katër podiume, përfshirë dy vende të dyta dhe dy vende të treta, duke treguar konsistencë dhe nivel të lartë konkurrimi.
Lëshimi i dytë, që do të vendosë renditjen përfundimtare, është caktuar të zhvillohet në orën 13:30, dhe Lara synon të shfrytëzojë përvojën dhe aftësitë e saj për të luftuar për vendet e para.
Ndërkohë, dy sportistet e tjera shqiptare, Semire Dauti dhe Lisa Brunga, të cilat janë shumë të reja, 17 dhe 18 vjeçe, do të përfshihen gjithashtu në garë. Për ta, fokusi kryesor është përvoja dhe mësimet që mund të nxjerrin nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Dimërore.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: