Dortmundit i mjafton pjesa e parë ndaj Atalantës, me një këmbë në 1/8-at

Dortmundit i mjafton pjesa e parë ndaj Atalantës, me një këmbë në 1/8-at

23:09, 17/02/2026

Borussia Dortmund siguroi një fitore të pastër 2-0 ndaj Atalantës  në ‘Signal Iduna Park”, në një ndeshje ku momentet kyçe vendosën gjithçka që në pjesën e parë.

Skuadra gjermane kaloi në avantazh shumë shpejt. Në minutën e 3-të, pas një krosimi të bukur nga Julian Ryerson, Serhou Guirassy u shkëput mirë në zonë dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Dortmundi vazhdoi të ushtronte presion, ndërsa loja u bë më fizike në mesin e pjesës së parë.

Goli i dytë erdhi në minutën e 42-të. Guirassy shërbeu saktë për Maximilian Beier, i cili tregoi qetësi të madhe brenda zonës dhe realizoi për 2-0. Pak para pushimit, Gianluca Scamacca u ndëshkua me karton të verdhë, teksa pjesa e parë u mbyll me epërsinë e qartë të vendasve.

Në fillim të pjesës së dytë, Atalanta bëri disa zëvendësime, duke futur Nikola Krstovic dhe Isak Hien në lojë, ndërsa më vonë u aktivizua edhe Kamaldeen Sulemana. Dortmundi mbeti i rrezikshëm: në minutën e 47-të Guirassy kërkoi penallti pas një dueli në zonë, por loja vazhdoi. Një minutë më pas, Waldemar Anton u ndëshkua me karton të verdhë. Rasti më i mirë i pjesës së dytë erdhi në minutën e 67-të, kur Julian Brandt humbi një mundësi nga fare pranë portës, duke e çuar topin mbi traversë.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Dortmundi menaxhoi 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco