Një goditje e rëndë për Juventus në Stamboll: humbja 5-2 ndaj Galatasaray e lë skuadrën bardhezi në një situatë shumë të vështirë për ndeshjen e kthimit. Me këtë rezultat, çdo shans për të kaluar mes 16 skuadrave më të mira në Champions League kërkon tashmë një mrekulli në Torino, duke e bërë sfidën e javës tjetër një test të vërtetë karakteri për ekipin e trajnerit Spalletti.
Në minutën e 15-të, Gabriel Sara shënoi për Galatasaray-in. Ai ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për të shfrytëzuar një top brenda zonës dhe e dërgoi saktë në anën e majtë të portës.
Vetëm një minutë më vonë, në minutën e 16-të, Teun Koopmeiners barazoi shifrat. Mesfushori holandez goditi saktë drejt mesit të portës, duke çuar rezultatin në 1-1.
Përpara golit, në minutën e 11-të, Kenan Yildiz pati një mundësi të mirë për Juventusin. Ai krijoi hapësirën e duhur dhe goditi nga kufiri i zonës, por një nga mbrojtësit e bllokoi goditjen, dhe gjyqtari akordoi goditje këndi për bardhezinjtë.
Gjithashtu, në minutën 16, Pierre Kalulu provoi me kokë, por Ugurcan Cakir bëri një pritje fantastike për ta parandaluar golin.
Goli i tretë i ndeshjes erdhi nga Teun Koopmeiners, i cili në minutat e fundit të pjesës së parë kontrolloi një pasim të saktë nga Ëeston McKennie dhe, pasi ngriti kokën, e goditi topin me forcë drejt këndit të sipërm të majtë të portës, një goditje e pamundur për t’u pritur nga portieri. Rezultati u bë 1-2 për Juventusin.
Nuk dorëzohet Galatasaray, sapo nis pjesa e dytë, Lang realizon golin e barazimit, 2-2.
E pabesueshmja ndodh në minutën e 60-të, kur Davison Sanchez realizon golin e përmbysjes 3-2.
Pas kartonit të kuq të Cabal (67'), vjen dhe goli i katërt i vedasve i shënuar nga Lang, 4-2.
Lllogaritë i mbyll Boey me golin e pestë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: