Napoli do të mbetet gjatë pa Amir Rrahmanin, ‘ylli’ dardan humb edhe play-ff-in e Botërorit

Napoli do të mbetet gjatë pa Amir Rrahmanin, ‘ylli’ dardan humb edhe play-ff-in e Botërorit

17:59, 17/02/2026

Napoli po kalon një periudhë të vështirë, teksa infermieria vazhdon të ndikojë ndjeshëm në planet e trajnerit Antonio Conte. Lajmi më i fundit ka të bëjë me mbrojtësin Amir Rrahmani, i cili është i detyruar të ndalojë sërish pas dëmtimit të marrë në ndeshjen kundër Romës. Për Conten, kjo është një goditje e rëndë, pasi mungesa e qendërmbrojtësit nuk do të jetë e shkurtër.

Klubi ka sqaruar problemin përmes një komunikate zyrtare: “Pas dëmtimit të marrë gjatë ndeshjes kundër Romës, Amir Rrahmani iu nënshtrua sot, në spitalin Pineta Grande, ekzaminimeve instrumentale që zbuluan një dëmtim të lartë të bicepsit të kofshës së majtë. Mbrojtësi ka filluar tashmë programin e rehabilitimit.” Ky konstatim tregon seriozitetin e dëmtimit.

Dëmtimet e shkallës së lartë janë ndër më seriozet: shpesh bëhet fjalë për një këputje të plotë të muskulit ose të bashkimit muskul-tendon, e shoqëruar me dhimbje të forta, hematoma të dukshme dhe pamundësi për të kontraktuar si duhet muskulin. Në këto raste, koha e rikuperimit varion nga tetë deri në dymbëdhjetë javë, ndonjëherë edhe më shumë.

Në praktikë, kjo do të thotë se Rrahmani do të mungojë për rreth dy deri tre muaj dhe do të humbasë një seri sfidash të rëndësishme: nga ndeshjet kundër Atalantës dhe Hellas Veronës, deri te përballjet me Milanin dhe Lazio-n, përfshirë edhe sfidat me Torino-n Lecce-n, Cagliari-n dhe Parma-n.

Rikthimi i tij pritet të ndodhë vetëm në gjysmën e dytë të prillit ose në fillim të majit, në kohë për fazën përfundimtare të sezonit. Deri atëherë, Conte do të duhet të rindërtojë përsëri linjën mbrojtëse të skuadrës.

Por nuk është vetëm Napoli që shqetësohet për mungesën e gjatë të Rrahmanit. Edhe Kombëtarja e Kosovës do ta vuajë shumë pamundësinë e qendërmbrojtësit për të dhënë kontribut në ndeshjet e play-off-it të Botërorit, në fund të muajit mars, kundër Sllovakisë, fillimisht, dhe nëse kalon këtë 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco