Hoeness i prerë për të ardhmen e Kane: Asnjë presion, kontratë deri në vitin 2027

Hoeness i prerë për të ardhmen e Kane: Asnjë presion, kontratë deri në vitin 2027

16:30, 17/02/2026

Bayern Munich ka dashur të shuajë çdo zë merkatoje rreth së ardhmes së sulmuesit të tij kryesor, teksa presidenti i nderit, Uli Hoeness, ka folur hapur për situatën e Harry Kane. Prej muajsh, emri i kapitenit të Anglisë është lidhur me klube të mëdha evropiane për shkak të një klauzole largimi që mund të aktivizohet në verë.

Mes skuadrave të interesuara është përmendur edhe Barcelona, në kërkim të pasuesit të Robert Lewandowski, ndërsa Tottenham Hotspur ka ëndërruar një rikthim romantik të ish-bomberit të saj. Megjithatë, Hoeness ka qenë i qartë në deklaratën e dhënë për mediet gjermane: klubi bavarez nuk ndien asnjë presion, pasi Kane ka kontratë deri në verën e vitit 2027, ndërsa klauzola e tij skadon në vitin 2026.

Këto fjalë tregojnë se e ardhmja e sulmuesit mbetet fort në duart e Bayern-it, i cili mbështetet edhe te shifrat e jashtëzakonshme të lojtarit. Gjatë këtij sezoni, Kane ka realizuar 41 gola dhe ka dhënë 5 asistime në të gjitha garat, me një mesatare mbresëlënëse prej 1.17 golash për ndeshje. Ky ritëm i ka mundësuar atij të kalojë shifrën e 500 golave në karrierë me klubet dhe me kombëtaren angleze, duke e konfirmuar si një nga finalizuesit më produktivë të brezit të tij.

Në Gjermani tashmë flitet edhe për një zgjatje të mundshme të kontratës deri në vitin 2028 ose 2029, një sinjal se bashkëpunimi mes Kane dhe Bayern-it do të mund të vazhdojë edhe për shumë vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco