Granit Xhaka uron Pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegjësi!

Granit Xhaka uron Pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegjësi!

10:26, 17/02/2026

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka uruar pavarësinë e Kosovës me një mesazh domethënës në rrjetet sociale. Futbollisti i Sunderland dhe i Kombëtares së Zvicrës ka zgjedhur disa fjalë të thjeshta, por me peshë të madhe simbolike.

Në përvjetorin e 18-të të Pavarësisë së Kosovës, Xhaka ka ndarë një postim të shkurtër që ka marrë vëmendje të madhe nga tifozët.

“Liria është përgjegjësi. Urime Pavarësinë Kosovë”, ka shkruar mesfushori, duke shprehur respektin dhe lidhjen e tij të vazhdueshme me vendin e origjinës.

Image

Mesazhi i tij është shpërndarë gjerësisht nga ndjekësit dhe mediat sportive, duke u shoqëruar me komente pozitive.

Xhaka njihet për qëndrimet e tij publike dhe për krenarinë që ka shprehur vazhdimisht për rrënjët shqiptare.

Urimi i tij vjen në një ditë festive për Kosovën, ndërsa figura të njohura nga fusha të ndryshme i janë bashkuar urimeve për këtë përvjetor të rëndësishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco