Trump mund të zbarkojë në Milano për finalen olimpike të hokejit në akull

Trump mund të zbarkojë në Milano për finalen olimpike të hokejit në akull

10:08, 17/02/2026

Një vizitë e papritur e presidentit amerikan Donald Trump mundtë shoqërojë finalen e hokejit në akull në Lojërat Olimpike Dimërore 2026.

Autoritetet italiane janë në gatishmëri për një blitz të mundshëm në Milano, nëse përfaqësuesja e SHBA-ve arrin në ndeshjen për medaljen e artë.

Finalja është planifikuar të dielën në orën 14:10, në arenën Santa Giulia.

Sipas raportimeve të “Corriere della Sera”, Trump pritet të udhëtojë drejt Italisë vetëm në rast se skuadra amerikane siguron kualifikimin në aktin final.

Aktualisht, SHBA-të ndodhen në çerekfinale dhe presin të mësojnë kundërshtarin mes Letonisë dhe Suedisë.

Pas qëndrimit të shkurtër në Milano, presidenti amerikan do të udhëtonte drejt Verona për ceremoninë e mbylljes së Olimpiadës.

Prefektura dhe organet e rendit kanë përgatitur një plan të detajuar sigurie për një vizitë që mund të zgjasë vetëm disa orë.

Në çerekfinale, përveç SHBA-ve, garojnë edhe Sllovakia, Kanadaja dhe Finlanda.

Gjysmëfinalet do të përcaktojnë nëse vizita do të realizohet. Amerikanët synojnë rikthimin te ari olimpik që mungon që nga triumfi historik në Lake Placid 1980, i njohur si “Miracle on Ice”, ndërsa Kanadaja ka dominuar edicionet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco