Është hedhur shorti për raundin e pestë të FA Cup dhe disa nga skuadrat më të mëdha të futbollit anglez tashmë e dinë kundërshtarin e tyre.
Arsenal do të udhëtojë në Mansfield, një skuadër nga League One që ka shkaktuar surprizën e raundit duke eliminuar Burnley-n e Premier League-s. Kjo ndeshje pritet të jetë e vështirë për ‘Topçinjtë’, pasi atmosfera në stadiumin e Mansfield do të jetë intensive dhe skuadra vendase do të kërkojë një tjetër befasi.
Chelsea do të vizitojë Wrexham-in, një skuadër nga Championship, ndërsa Macclesfield do të udhëtojë te West Ham-it, nëse mund të fitojë ndaj Brentford-it. Kjo do të ishte një tjetër sfidë e madhe për ekipin e vogël, duke u përballur me një ekip të Premier League-s në Londër.
Në këtë raund, Manchester City do të ketë një udhëtim të vështirë ndaj Newcastle, ndërsa Liverpool-i do të vizitojë Wolves. Të dy skuadrat tashmë kanë eliminuar kundërshtarë të Premier League-s për të arritur në këtë fazë, por sfidat jashtë fushe pritet të jenë të komplikuara.
Shorti i plotë i raundit të pestë të FA Cup është si më poshtë:
Raundi i pestë do të zhvillohet gjatë fundjavës së 7 marsit, ndërsa çerekfinalet janë caktuar për 4 prill, gjysmëfinalet në Wembley më 25-26 prill dhe finalja më 16 maj.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: