Totti konfirmon rikthimin te Roma: Është gjithmonë shtëpia ime!

Totti konfirmon rikthimin te Roma: Është gjithmonë shtëpia ime!

18:27, 16/02/2026

Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka konfirmuar mundësinë e rikthimit te klubi i zemrës së tij. Pas disa vizitave në ‘Stadio Olimpico’ gjatë ndeshjeve të Europa League dhe Serie A, dhe me mbështetjen e trajnerit Claudio Ranieri dhe drejtorit sportiv Frederic Massara, Totti ka folur hapur për rikthimin e mundshëm.

Në një intervistë për Sky Sport, ai deklaroi: “Roma gjithmonë do të jetë shtëpia ime, edhe kur nuk jam aty, dhe ka qenë gjithmonë kështu, edhe në vitet e fundit. Thashethemet për rikthimin tim janë të vërteta. Po diskutojmë detajet dhe po vendosim çfarë është më e mira për të gjithë. Kur do të kthehem? Shpresoj shpejt. Po diskutojmë, e konfirmoj.”

Për pronarët Friedkin, rikthimi i Tottit do të ishte një referencë e rëndësishme për klubin, si në aspektin teknik, ashtu edhe të imazhit, veçanërisht në vitin e ardhshëm, që shënon edhe 100-vjetorin e Romës.

Totti vlerësoi punën e trajnerit aktual Gian Piero Gasperini, duke theksuar ndikimin e tij pozitiv: “Po bën një punë të madhe dhe ka pasur një ndikim të madh. Të gjithë e mbështesim për rikthimin në Champions League. Ekipi po bën shumë mirë. E njoh mirë. Kemi dalë për darkë dhe kemi folur për gjithçka, jo vetëm për futboll.”

Ky rikthim, nëse do të konfirmohet, pritet të sjellë një frymë të re te Roma dhe të forcojë lidhjen e tifozëve me klubin e tyre të zemrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco