VIDEO/ Strakosha bëhet hero në transfertën e Selanikut, pret penallti dhe mban AEK-un në krye

VIDEO/ Strakosha bëhet hero në transfertën e Selanikut, pret penallti dhe mban AEK-un në krye

10:49, 16/02/2026

Thomas Strakosha ishte protagonisti absolut në barazimin 0-0 të AEK Athens ndaj PAOK FC, në një përballje direkte për kreun e kampionatit grek.

Gardiani shqiptar u shndërrua në hero që në minutën e 12-të, duke pritur një goditje nga pika e bardhë dhe duke i mohuar golin sulmuesit 31-vjeçar Giorgos Giakoumakis.

Ndërhyrja e tij rezultoi vendimtare për fatin e takimit, teksa AEK-u arriti të dalë i pamposhtur nga një transfertë mjaft e vështirë.

Falë këtij barazimi, AEK-u ruan vendin e parë në renditje pas 21 javësh, me 49 pikë, dy më shumë se rivali i afërt, Olympiacos F.C..

Me paraqitjet e tij të qëndrueshme dhe vendimtare, Strakosha po konfirmohet si një nga shtyllat kryesore të skuadrës verdhezi, duke dhënë siguri në prapavijë dhe pikë të arta në garën për titull.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco