VIDEO/ Mrekullon Vedat Muriqi, realizon eurogol ndaj Real Betisit

VIDEO/ Mrekullon Vedat Muriqi, realizon eurogol ndaj Real Betisit

22:36, 15/02/2026

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi vazhdon të shkëlqejë në LaLiga, duke realizuar një gol spektakolar në përballjen e RCD Mallorca ndaj Real Betis.

‘Bomberi’ i Mallorca-s gjeti rrugën e rrjetës me një goditje mbresëlënëse me kokë, duke ngushtuar diferencën në rezultat në 1-2 në këtë duel të luftuar. Pas një harkimi të saktë nga Sergi Darder, Muriqi reagoi në mënyrë perfekte brenda zonës dhe, me pjesën e pasme të kokës, e dërgoi topin në rrjetë, duke lënë portierin kundërshtar të shtangur.

Goli i sulmuesit kosovar u vlerësua si një eurogol i vërtetë, falë intuitës dhe teknikës së treguar në momentin final. Muriqi po konfirmon edhe një herë rolin e tij kyç te Mallorca, duke qenë pika kryesore e repartit ofensiv dhe një nga lojtarët më të rrezikshëm në ajër në kampionatin spanjoll.

Me këtë realizim, ai vazhdon serinë pozitive dhe i jep skuadrës së tij shpresë në një ndeshje të rëndësishme, ndërsa tifozët e Mallorcas kanë edhe një arsye më shumë për të festuar formën e shkëlqyer të ‘yllit’ kosovar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco