Një sherr masiv u regjistrua në fundin e supersfidës mes Vllaznia Shkodër dhe AF Elbasani, duke zbehur disi festën sportive të një ndeshjeje shumë të luftuar.
Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit, lojtarët dhe anëtarët e stafeve të të dy skuadrave u përfshinë në përplasje verbale dhe fizike, duke krijuar tension në fushën e lojës.
Për disa çaste situata dukej jashtë kontrollit, me shtyrje dhe protesta të forta nga të dy kampet. Fatmirësisht, ndërhyrja e pjesëtarëve të tjerë të stafit dhe e zyrtarëve ndihmoi në qetësimin e gjendjes. Pritet që incidenti të analizohet nga Komisioni i Disiplinës, i cili mund të marrë masa ndaj protagonistëve të përfshirë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: