Dominik Szoboszlai po bëhet gjithnjë e më shumë udhëheqësi i Liverpool-it. Pas fitores 3-0 ndaj Brighton-it në FA Cup, ku Szoboszlai shënoi një nga golat, mesfushori hungarez foli për mediet, duke theksuar se nuk ka ambicie të krahasohet me legjendën e klubit, Steven Gerrard.
“Nuk do të bëj sezonin e Gerrard, ai është një legjendë e Liverpool-it. Unë përpiqem vetëm të shkruaj historinë time dhe të jap maksimumin në çdo ndeshje. Shpresoj të arrij deri në fund,” tha Szoboszlai.
25-vjeçari ka pasur një sezon mjaft të frytshëm deri tani: ka luajtur një ndeshje në Community Shield, 8 në Champions League, duke shënuar 4 gola, 24 ndeshje në Premier League, ku shënoi gjithashtu 4 gola, dhe 2 në FA Cup, ku realizoi 2 gola. Në total, ai ka arritur tashmë shifrën e 10 golave këtë sezon, duke tejkaluar rekordin e tij të sezonëve të mëparshëm dhe duke treguar formën e shkëlqyer që po kalon.
Me këto performanca, Szoboszlai po tregon se është një prej elementëve kyç të skuadrës dhe se e ardhmja e tij në Liverpool-i duket shumë premtuese. Ai ka vendosur të ndërtojë karrierën e tij pa u ngarkuar nga pritshmëritë e legjendave, duke dhënë maksimumin në çdo sfidë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: