Në raundin e 1/16 të FA Cup, Arsenal shënoi një fitore të madhe 4-0 ndaj Wigan-it, duke siguruar kalimin në 1/8-at e finales. Për skuadrën e drejtuar nga Mikel Arteta shënuan Madueke në minutën e 11-të, Martinelli në të 18-ën, më pas një autogol i Hunt në minutën e 23-të dhe Gabriel Jesus në të 27-ën. Pas këtyre golave, ‘Gunners’ menaxhuan takimin dhe ruajtën avantazhin.
Në ndeshjet e tjera, Leeds United kaloi në turin e ardhshëm pas një fitoreje dramatike në penallti ndaj Birmingham City-n, ndërsa Wolverhampton mposhti 1-0 Grimsby-n, duke siguruar avancimin. Po ashtu, Sunderland fitoi 1-0 ndaj Oxford United, ndërsa Fulham triumfoi 2-1 në transfertë ndaj Stoke City-t, falë golave vendimtarë në pjesën e fundit të ndeshjes.
Këto rezultate konfirmojnë dominimin e skuadrave të Premier League në këtë fazë të FA Cup dhe ruajnë emocionet dhe rivalitetet që karakterizojnë një nga kupat më të vjetra të futbollit anglez. Tani, skuadrat e avancuara do të përgatiten për sfidat e 1/8-at e finales, ku çdo takim mund të sjellë befasi të reja.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: