Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu, komentoi humbjen 2-0 në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit, duke theksuar se skuadra e tij luajti mirë në pjesën e dytë dhe nuk e meritonte këtë rezultat.
“Nëse ndeshja do të riniste, do të kërkoja të sulmonim më shumë dhe të shfrytëzonim krahun e majtë me Ndong. Pjesa e parë pati gabime dhe Partizani shfrytëzoi kundërsulmet, por në pjesën e dytë lojtarët dhanë maksimumin. Krijuam shumë mundësi dhe nuk e merituam humbjen,” tha Nuhiu.
Ai komentoi edhe situatën me Lleshin dhe Cortes: “Cortes kishte dëmtim dhe e përgatitëm për këtë ndeshje. Kur mori kartonin, menduam të mos rrezikonim. Lleshi ishte me siklet për titullar, por me hyrjen e tij stabilizuam mbrojtjen dhe ruajtëm posedimin e topit.”
Nuhiu shtoi se skuadra e tij duhet të përqendrohet tek ndeshja e ardhshme: “Kampionati është i hapur. Është e rëndësishme që kemi lojtarë cilësorë dhe skuadër të fortë. Futbollistët duhet të jenë me kokën lart. Në fundjavë na pret sfida tjetër dhe do të bëjmë më mirë.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: