Sinqeriteti i Flick-ut: Faleminderit arbitrit që më hapi derën, nuk humbëm për faj të tij

Sinqeriteti i Flick-ut: Faleminderit arbitrit që më hapi derën, nuk humbëm për faj të tij

17:42, 15/02/2026

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, zbut polemikën rreth arbitrimit pas humbjes së thellë ndaj Atlético Madridit në Kupën e Mbretit, duke treguar se pati një bisedë paqësore me gjyqtarin pas ndeshjes.

“Shkova në dhomën e arbitrit, në zyrën e tij. Ishte një komunikim i mirë, por ajo që ndodhi mbetet aty. Ishte një hap i mirë. Komunikimi me të ishte pozitiv. Nuk humbëm për faj të tij,” tha Flick para ndeshjes ndaj Girona-s, duke shtuar: “Faleminderit që më hapi derën. Ishte mirë.”

Megjithëse pranoi se duhet përmirësim nga të gjithë aktorët e sportit, “të gjithë duhet të përmirësohemi, përfshirë kolektivin e arbitrave”, trajneri gjerman theksoi se prioriteti kryesor mbetet ekipi i tij.

“Për mua, më e rëndësishmja është të menaxhoj ekipin tim, atë që mund të ndryshojmë: mënyrën e lojës, mentalitetin… mund të luajmë më mirë. Për pjesën tjetër shqetësohem pak,” shtoi ai.

Në lidhje me skuadrën, Flick konfirmoi se Raphinha do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Girona-s, ndërsa Marcus Rashford nuk do të luajë. “Rashford është më mirë, por nuk do të jetë në Girona. Do të shkojmë hap pas hapi. Raphinha po, do të jetë,” njoftoi trajneri.

Ai shtoi gjithashtu: “Pedri do të kthehet këtë muaj, por për Gavin do të shihet… por po përparon mirë. Ndoshta nuk do të kthehet këtë muaj, por muajin e ardhshëm.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco