Feste e madhe e të kuqve në derbin e kryeqytetit, përballë Tiranës. Partizani realizon dy gola në pjesën e parë, madje edhe një të tretë të anuluar për pozicion jashtë lojë, përballë rivalëve të mëdhenj ndërqytetas.
Isgandarlit iu prish festa nga VAR-i në minutën e 12-të, pasi një goli shumë të bukur, për shkak të pozicionit të tij jashtë loje.
Gjithsesi Partizani e tundi rrjetën me Sidibe në minutën e 26-të, pasi kalon me zgjuarsi mes mbrojtjes bardheblu: festë e kuqe në “Air Albania”. Nuk vonon shumë dhe Partizani gjen edhe golin e dytë me Isgandarlin, që nuk e ka aspak të vështirë ta shtyjë topin drejt rrjetës, 2-0. Tirana është në shok, pasi rezultati i ndeshjes nuk reflekton atë që kishte dhënë në fushë në minutat e para.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: