Colturi mbyll e 16-ta sllallomin gjigant, një zbritje e vështirë i mohon podiumin

Colturi mbyll e 16-ta sllallomin gjigant, një zbritje e vështirë i mohon podiumin

16:21, 15/02/2026

Skiatorja e delegacionit shqiptar, Lara Colturi, e përfundoi në vendin e 16-të garën e sllallomit gjigant të zhvilluar në pistën e Cortina-s, në kuadër të Milano-Cortina 2026 Winter Olympics. Edhe pse ishte shumë pranë zonës së medaljeve pas zbritjes së parë, tentativa e dytë rezultoi vendimtare për renditjen finale.

Në zbritjen hapëse, 19-vjeçarja kuqezi regjistroi kohën 1’03”97, duke u pozicionuar e katërta dhe duke rritur shpresat për një rezultat historik. Megjithatë, në zbritjen e dytë Colturi hasi vështirësi dhe ndali kronometrin në 1’10”85, kohë që e largoi ndjeshëm nga pretendimet për podium.

Me kohën e përgjithshme 2’14”82, ajo u rendit e 16-ta në klasifikimin përfundimtar. Disa pasaktësi në segmentin e dytë ndikuan ndjeshëm në performancën e saj, duke prishur planet për një medalje që dukej e arritshme pas paraqitjes shumë të mirë në zbritjen e parë.

Pavarësisht kësaj, rezultati i Colturi-t mbetet historik për sportin shqiptar në Lojërat Olimpike Dimërore. Ajo përfundoi 1”32 pas fitueses, Federica Brignone, duke regjistruar arritjen më të mirë të Shqipërisë në një Olimpiadë Dimërore. Gara e radhës për talenten kuqezi do të jetë sllallomi, që do të zhvillohet pas dy ditësh, ku Colturi do të kërkojë të përmirësojë më tej paraqitjen e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco