Atalanta vazhdon dominimin në Serinë A gjatë vitit 2026, duke regjistruar fitoren e gjashtë në tetë ndeshje pas triumfit 2-0 në transfertë ndaj Lazio në “Olimpico”.
Kryeqytetasit vazhdojnë momentin e vështirë në shtëpi, me vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit në stadiumin e tyre.
Golat vendimtarë erdhën nga Ederson nga pika e bardhë në minutën e 41-të dhe Zalevski në minutën e 60-të.
Berat Gjimshiti u aktivizua titullar për Atalantën, duke qëndruar gjatë gjithë ndeshjes dhe duke ofruar një performancë të qëndrueshme në mbrojtje.
Ndërkohë, Elseid Hysaj ndoqi sfidën nga stoli.
Me këtë fitore, “La Dea” konfirmon forcën e saj në transfertë ndaj Lacios, ku ka humbur vetëm një herë në nëntë vizitat e fundit, ndërsa Lazio përfundon një seri prej tre ndeshjesh pa humbje në të gjitha kompeticionet.
Atalanta duket e vendosur për të mbajtur ritmin e lartë në garën për Europë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: