Ernest Muçi është në një formë të jashtëzakonshme me Trabzonspor.
Talenti i Kombëtares shqiptare ka realizuar një tjetër gol spektakolar, këtë herë përballë pretendentëve për titull, Fenerbahçe.
Në minutën e gjashtë të takimit, Muçi mori topin në mesfushën kundërshtare dhe me një parabolë të mrekullueshme befasoi portierin Ederson, duke ndezur menjëherë stadiumin.
GOL | Trabzonspor 1-0 Fenerbahçe
— Anında Goller (@anindagoller_) February 14, 2026
⚽ 6' Muçi pic.twitter.com/z4PUthWKNC
Një goditje plot vizion dhe teknikë, që konfirmon momentin magjik që po kalon 22-vjeçari.
I huazuar nga Beşiktaş, Muçi është kthyer në lider ofensiv të Trabzonsporit.
Në më pak se tre muaj, ai numëron 13 gola dhe pesë asistime – statistika mbresëlënëse që e kanë shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë të kampionatit turk.
Nga një premtim i madh, në protagonist absolut. Muçi po shkruan kapitullin më të artë të karrierës së tij – dhe duket se ky është vetëm fillimi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: