Rey Manaj ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij të dytë me Sivasspor, duke qenë protagonist absolut në barazimin dramatik 3-3 ndaj Vanspor FK.
Sulmuesi shqiptar realizoi dy gola, duke treguar instinkt të pastër para portës dhe qetësi në momentet vendimtare.
Njëri prej tyre erdhi nga një goditje dënimi e ekzekutuar në mënyrë perfekte, që la pa shans portierin kundërshtar dhe ngriti në këmbë tifozët.
🇦🇱⚽️ Manaj scores a brace in 4 minutes on his second game for Sivasspor.
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) February 14, 2026
Take a look at his second goal. 😮💨 pic.twitter.com/cnkhdd0g5X
Këto ishin golat e parë për 28-vjeçarin pas rikthimit në Turqi, pasi së fundmi ishte pjesë e Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Rikthimi duket se i ka bërë mirë Manajt, i cili shfaqi formë optimale dhe uri për gol.
Pavarësisht se ndeshja përfundoi në barazim, performanca e tij ishte sinjali më pozitiv për skuadrën.
Nëse vazhdon me këtë ritëm, Manaj pritet të jetë një nga armët kryesore të Sivassporit në pjesën e mbetur të sezonit.
Rikthim me firmë kampioni – dhe mesazh i qartë për kritikët!
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: