Modric i jep suksesin Milanit në transfertën me Pisën

Modric i jep suksesin Milanit në transfertën me Pisën

22:51, 13/02/2026

Milani arriti një fitore të artë në transfertë, teksa mposhti mes drithërimash Pizën me shifrat 1-2, duke ngushtuar diferencën në 5 pikë nga kryesuesit e Interit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për kuqezinjtë falë golit të Loftus-Çik, teksa në minutën e 56-të, sulmuesi gjerman, Fylkrug, shpërdoroi një 11-metërsh, duke komplikuar ndjeshëm situatën.

Në minutën e 71-të, ishin vendasit që shënuan me Lojolën, teksa për golin e fitores, te Milani, do të mendonte, Luka Modriç, në minutën e 85-të.

Në fundin e sfidës, kuqezinjtë humbën edhe Rabiot, që u ndëshkua me dy kartonë të verdhë.

Duelin e radhës Milani do ta luajë në mesjavë ndaj Komos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco