Milani po përgatit lëvizje të rëndësishme për të ardhmen, teksa drejtuesit kuqezi synojnë të blindojnë disa prej lojtarëve kyç të skuadrës.
Pas rinovimit me portierin francez Mike Maignan, radha pritet t’i vijë mbrojtësit anglez Fikayo Tomori, me palët që janë pranë marrëveshjes për zgjatjen e kontratës.
Sipas raportimeve nga “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e klubit janë të kënaqur edhe me paraqitjet e Ruben Loftus-Cheek, i cili pritet të marrë ofertë për kontratë të re, falë besimit që gëzon nga trajneri Massimiliano Allegri.
Ndërkohë, talenti italian Davide Bartesaghi, i cili ka firmosur deri në vitin 2030, mund të shpërblehet me rritje page pas progresit të dukshëm këtë sezon.
Edhe situata e Christian Pulisic mbetet në fokus. Kontrata e tij skadon në vitin 2027, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Liverpool FC dhe Arsenal FC.
Por vëmendja më e madhe është te veterani kroat Luka Modric.
40-vjeçari ka një opsion rinovimi deri në vitin 2027, të cilin Milani është gati ta aktivizojë – por vetëm nëse lojtari vendos të vazhdojë.
Vendimi final pritet në fund të sezonit, bazuar në formën fizike dhe motivimin e tij.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: