Ish-mesfushori anglez, Michael Carrick, është shpallur trajneri më i mirë i muajit janar në Premier League, vetëm një muaj pasi mori drejtimin e Manchester United, duke pasuar në stol Rúben Amorim.
Emërimi i Carrick në “Old Trafford” ka sjellë menjëherë rezultate pozitive. Që nga 13 janari, ai ka regjistruar katër fitore radhazi në ndeshjet e para, përballë Manchester City, Arsenal, Fulham dhe Tottenham. Skuadra ka mbetur e pamposhtur edhe pas një barazimi me West Hamin, të siguruar falë një goli në minutën 90+6’ nga Benjamin Šeško. Kjo ecuri ka rikthyer United në garën për vendet e para të kampionatit, pas një periudhe më të vështirë.
Për të fituar këtë çmim, Carrick la pas trajnerë si Liam Rosenior i Chelsea-t, Andoni Iraola i Bournemouth-it dhe Sean Dyche, i cili u shkarkua së fundmi nga Nottingham Forest.
Aktualisht, Manchester United renditet në vendin e katërt në Premier League, në zonën e kualifikimit për Ligën e Kampioneve, me 45 pikë, 12 më pak se kryesuesit e Arsenalit. Suksesi i shpejtë i Carrick ka rritur optimizmin te tifozët për vazhdimësinë e sezonit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: