Edhe larg dritave të reflektorëve europianë, Neymar vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Sulmuesi brazilian, aktualisht te Santosi dhe i saporikuperuar nga një dëmtim në gju, ndoqi me kujdes përballjen mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, e cila përfundoi me një fitore të thellë 4-0 për vendasit.
Megjithatë, vëmendjen e Neymar-it nuk e mori vetëm rezultati. Gjatë mbrëmjes në stadiumin ‘Metropolitano’, i shoqëruar edhe nga polemika rreth arbitrazhit dhe ndërhyrjeve të VAR-it, braziliani përdori rrjetet sociale për të shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e fushës. “Të luash futboll në këtë fushë është pothuajse e pamundur,” shkroi ai, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve.
Komentet e Neymar-it gjejnë mbështetje nga ajo që u pa në fushë: disa lojtarë të Barcelonës rrëshqitën disa herë gjatë 90 minutave, duke dëshmuar vështirësitë që ofronte bari. Një episod i dukshëm ishte goli i parë i ndeshjes, një autogol i Eric Garcia-s, ku pasimi i tij mbrapa mori një kthesë të çuditshme, duke ‘mashtruar’ portierin Joan Garcia, i cili u kap në befasi.
Praticar futebol nesse campo é quase impossível 😂😂
— Neymar Jr (@neymarjr) February 12, 2026
CapxSan
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: