Shqipëria nis Ligën e Kombeve nga ‘Air Albania’, zbardhet kalendari i plotë

Shqipëria nis Ligën e Kombeve nga ‘Air Albania’, zbardhet kalendari i plotë

11:17, 13/02/2026

Kombëtarja shqiptare ka mësuar kundërshtarët për sezonin e ri të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë do të jenë në një grup me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon, ndërsa sot UEFA publikoi datat dhe oraret e ndeshjeve.

Rrugëtimi i kuqezinjve nis në “shtëpi”, më 26 shtator, në orën 20:45, kundër Bjellorusisë. Tri ditë më vonë, më 29 shtator, Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj San Marinos. Më 3 tetor, kuqezinjtë do të sfidojnë Finlandën jashtë fushe, ndërsa më 6 tetor rikthehen në shtëpi për të pritur San Marinon. Ndeshjet e fundit zhvillohen në nëntor: më 12 nëntor Shqipëria do të presë Finlandën, dhe më 15 nëntor do të luajë në Bjellorusi.

Një risi e këtij edicioni është edhe format i ri i kalendarit ndërkombëtar. Për herë të parë, UEFA ka bashkuar “dritaret” e shtatorit dhe tetorit në një periudhë të vetme të zgjatur, ku kombëtaret do të zhvillojnë katër ndeshje nga 24 shtatori deri më 6 tetor. Dy takimet e fundit do të luhet në periudhën 12–17 nëntor. Ky ndryshim synon të ulet ngarkesa e udhëtimeve për lojtarët dhe erdhi pas konsultimeve të gjata me klubet europiane.

Kalendari i plotë:

26 shtator, 20:45: Shqipëri – Bjellorusi

29 shtator, 20:45: San Marino – Shqipëri

3 tetor, 15:00: Finlandë – Shqipëri

6 tetor, 20:45: Shqipëri – San Marino

12 nëntor, 20:45: Shqipëri – Finlandë

15 nëntor, 18:00: Bjellorusi – Shqipëri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco