Partizani-Tirana, historia e derbit të kryeqytetit në statisika, të kuqtë +25

Partizani-Tirana, historia e derbit të kryeqytetit në statisika, të kuqtë +25

11:09, 13/02/2026

Tirana dhe Partizani do të përballen të dielën, në “Air Albania”, në derbin e tretë të këtij sezoni, i 181-ti në historinë e përballjeve mes dy superfuqive të futbollit shqiptar.

Situata aktuale në tabelë tregon kontraste: “Demat e Kuq” ndodhen në vendin e pestë me 9 pikë më shumë se bardheblutë. Në 12 ndeshjet e fundit mes tyre, Tirana ka regjistruar 2 fitore, 4 barazime dhe 6 humbje ndaj Partizanit.

Bilanci historik: Prej vitit 1947 e deri më sot janë zhvilluar 180 takime në të gjitha kompeticionet. Partizani kryeson me 74 fitore, Tirana ka 49, ndërsa 57 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Sa u përket golave, të kuqtë kanë shënuar 239 herë, ndërsa bardheblutë 195. Golat e fundit për Partizanin janë shënuar nga Human dhe Skuka në dhjetor, ndërsa Tirana për herë të fundit fitoi me golat e Falaje, Patstasia (penallti) dhe Tabeku më 3 tetor 2025 (3-0).

Takimi i parë u zhvillua më 30 mars 1947 dhe përfundoi 8-0 për Partizanin, fitorja më e thellë në histori. 38 vite më vonë, më 22 shtator 1985, Tirana i kthente “borxhin” me fitore 7-3. Rezultati më i thellë i kohëve të fundit është 5-1 për Tiranën më 28 shkurt 2020, ndërsa më 1 mars 2008 Partizani mposhti bardheblutë 4-1 nën drejtimin e Hasan Likës.

Nga 2006 deri në 2025 janë zhvilluar 54 ndeshje në Superiore: Partizani ka fituar 23 herë, Tirana 10 herë, ndërsa 21 ndeshje kanë përfunduar pa fitues. Dominimi i “Demave” në kryeqytet është i dukshëm. Ky derbi pritet të sjellë emocione të forta dhe një shans për Tirana që të ngushtojë diferencën, ose për Partizanin që të ruajë epërsinë historike në kryeqytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco