LeBron James udhëheq Lakers drejt fitores, Milwaukee Bucks ndal kampionët e Oklahoma-s

LeBron James udhëheq Lakers drejt fitores, Milwaukee Bucks ndal kampionët e Oklahoma-s

08:31, 13/02/2026

Janë zhvilluar tri ndeshjet e fundit në NBA para pushimit për All Star. Protagonist ishte LeBron James, i cili udhëhoqi Los Angeles Lakers drejt një fitoreje të qartë 124-104 përballë Dallas Mavericks. ‘Ylli’ i Lakers realizoi 28 pikë dhe ishte vendimtar në suksesin e skuadrës së tij. Ndihmë të rëndësishme dha edhe Rui Hachimura me 21 pikë, duke siguruar një rikthim bindës te fitorja për ekipin kalifornian.

Surpriza e mbrëmjes erdhi nga disfata e kampionëve të Oklahoma City Thunder, që u mundën 110-93 në shtëpi nga Milwaukee Bucks. Skuadra mike tregoi lojë shumë kolektive, me shtatë lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Për Oklahoma-n u ndie mungesa e liderit Shai Gilgeous-Alexander, gjë që ndikoi në rendimentin e ekipit.

Fitore në transfertë arriti edhe Portland Trail Blazers, që mposhtën 135-119 Utah Jazz. Ndeshja ishte e pasur me pikë, ndërsa u dallua Jrue Holiday me 31 pikë për Portland-in. Për vendasit spikati Brice Sensabaugh me 28 pikë, por paraqitja e tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco